DOKUMENTI / Kur Teatri Kombëtar kthehej në bingo...me firmën e Edi Ramës

DOKUMENTI / Kur Teatri Kombëtar kthehej në bingo...me firmën e Edi Ramës
Debati për lëvizjen e trupës së teatrit Kombëtar nga godina aktuale ka përfshirë edhe të tjerë njerëz të artit.

Ish- drejtori i teatrit Eksperimental, Kastriot Çipi, i ka kujtuar ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, se dikur godina e Teatrit Kombëtar u dha me qira për një sallë lojërash fati. Kontrata e qerasë, publikuar nga Çipi, mban firmën e ish-ministrit të Kulturës, Edi Rama, sot Kryeministër i vendit.

Ish-drejtori i është përgjigjur ministres së Kulturës, që tha se Robert Ndrenika nuk kishte folur kur teatri ishte kthyer në një bingo.

“Ideja e ndërtimit te teatrit brenda një kulle ishte e vëllait tuaj, Arbenit, kur ishte këshilltar i ministrit të Kulturës, Blendi Klosi”, shton Çipi.

Po sot, ka reaguar edhe një tjetër aktor i shquar i skenës, Bujar Asqeriu.

“Artisti më i mirë merr një rrogë sa nëpunësja më e ulët e shtetit. Zoti i paftë ata që vjedhin... Nga jeta ikën artistët më të njohur dhe askush nuk e çau trapin për ta. Bujar Lako jetonte në një dhomë 50 metra katror dhe askush nuk u kujtua për ta. Ndonjëherë them pse të flas, për çfarë të flas?! Mendojnë sesa do fitojnë dhe me kë do e bëjnë qejfin dhe jo për ne”, tha Asqeriu. /a.a/ Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: