Dieta e lëngshme

Dieta e lëngshme

Kjo dietë ushqimi është vetëm për njerëz të disiplinuar dhe këmbëngulës për shkak se ajo është shumë strikte, por rezultatet janë të jashtëzakonshme sepse do të përfitoni një pastrim të organeve jetësore dhe humbje të fryrjes nga kripërat e tepërta. Menyja e saj zgjat për tre ditë e më pas hani rregullisht por pa bukë, pa sheqer ose ëmbëlsira dhe pa kripë dhe yndyrë të tepërt, deri sa të keni arritur peshën e duhur. Dieta e lëngshme nuk duhet të zbatohet më shpesh se një herë në muaj.

 09:00 – një gotë me lëng frutash të freskëta të shtrydhura

10:00 – një pjatë supë perimesh të stinës

11:00 – një gotë ujë të nxehtë

12:00 – një gotë me lëng frutash

13:00 – një gotë ujë të nxehtë

14:00 – një gotë qumësht

15:00 – një filxhan kos me pak yndyrë

16:00 – një pjatë me supë me mish pa dhjamë, pa kripë

17:00 – një gotë me ujë të nxehtë

18:00 – një gotë ujë të nxehtë

19:00 – një gotë me lëng frutash të stinës

20:00 – një gotë ujë të nxehtë

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: