City "distancohet" nga United, Guardiola 16 pikë para Murinhos-s, Conte "luan" nesër me fatin e tij

City "distancohet" nga United, Guardiola 16 pikë para Murinhos-s, Conte "luan" nesër me fatin e tij
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, tha se sulmuesi Sergio Aguero ishte “merita kryesore” në fitoren e fundit 5-1 që skuadra e drejtuar prej tij shënoi ndaj Leicester.

Futbollisti i Argjentinës shënoi katër gola në fitoren e fundit të Manchester City.

Kjo është diferenca më e madhe e një ekipi kryesues në ligat më të forta të Europës, kur sapo ka nisur pjesa e dytë e garës.

Manchester United humbi 1-0 me Njukasëll dhe kjo humbje e çoi në 16 pikë diferencën mes ekipeve kryesuese, teksa City është thuajse kampion i parakohshëm i Anglisë.

Matt Ritchie shënoi golin e vetëm e të fitores për Njukasëll ndaj United, duke i shkaktuar skuadrës së Mourinho humbjen e radhës.

Një ditë më parë Totenhem fitoi 1-0 me gol të Kane ndaj Arsenal, në derbin e Londrës, duke blinduar vendin e katërt.

Chelsea luan nesër më WBA dhe vetëm në rast fitoreje do të ngjitet një pikë para Totenhem, në vend të katërt, por në rast të kundërt rrezikon shkarkimin trajneri Antonio Vonte.

Liverpul po fiton aktualisht në fushë të Saothampton 2-0, me gola të Firmino, në 6’ e Salah 44', fitore që e mban në vend të tretë, dy pikë pas United e po kaq pikë para Totenhem.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: