Champions/ Dueli Neymar-Ronaldo për t'u mos humbur, Xhaka sfidë “gjaknxehtësisë” ndaj City

Champions/ Dueli Neymar-Ronaldo për t'u mos humbur, Xhaka sfidë “gjaknxehtësisë” ndaj City
Rikthehet Champions/Spikat dueli Neymar-Ronaldo, Xhaka sfidë “gjaknxehtësisë” ndaj City

Taulant Xhaka zbret të martën në fushë, si i vetmi futbollist shqiptar që vazhdon garën në kompeticionin e UEFA Champions League. Mesfushori i Basel kërkon të sfidojë kryesuesit e Premier League, Manchester City. Të besuarit e Pep Guardiolës, pas diferencës prej 16 pikësh me ndjekësin më të afërt në kampionatin anglez, Manchester United, përveç se favoritë duket se kanë fituar edhe qetësinë e duhur për të prerë një biletë në çerekfinale. Xhaka, i njohur mbi gjaknxehtësinë që e karakterizon në fushë, pritet të ketë edhe një sfidë personale.

Por ndeshja më e rëndësishme e mbrëmjes së martë do të jetë ajo mes Juventus dhe Totenhem. Finalistët e një sezoni më parë në Champions do të përballen me një ndër ekipet më të forta të Premier League.

Kryendeshja e javës në Champions do të jetë ajo e së mërkurës, Real Madrid-PSG. Kampionët në fuqi pas një sezoni të dobët, kërkojnë të kenë sukses në Champions, edhe pse Ronaldo nuk është në formën e tij të zakonshme. Përballë PSG, me yje si Neymar e Mbappe, Real Madrid luan ndoshta finalen e parakohshme. Porto-Liverpool është ndeshja e katërt e javës së parë të këtij viti në Champions, ndërsa java tjetër rezervon katër ndeshjet e tjera, për një vend në çerekfinale.

Champions League mëson 8 më të mirat e këtij sezoni në mars, kur do të luhen ndeshjen e kthimit.

13 shkurt & 7 Mars

Juventus-Tottenham

Basel -Manchester City

14 shkurt & 6 mars

Porto - Liverpool

Real Madrid - PSG

20 shkurt & 14 mars

Chelsea - Barcelona

Bayern München - Beşiktaş

21 shkurt & 13 mars

Sevilla v Manchester United

Shakhtar Donetsk - Roma

Të gjitha ndeshjet luhen në ora 20:45, me përjashtim të Beshiktash -  Bayern, ora  18:00, ndeshja e kthimit, më 14 mars.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: