Bukuroshet zbulojnë dekoltenë

Bukuroshet zbulojnë dekoltenë
Ky është viti i dekoltesë. Pa shaka e kemi, sepse në look-un e shfaqur kohët e fundit, një detaj bie në sy menjëherë.

Pjesa më e madhe e personazheve të njohura të ekranit dhe modës, në aktivitete dhe emisione, zgjedhin të vishen me fustane të cilat i lënë pak vend imagjinatës, sepse dekolteja është shumë në dukje dhe duket sikur po shpërthen.

Në fotot që kemi zgjedhur, janë disa prej tyre, ku Luana Vjollca dallohet e para.

Ajo nuk lë rast pa reklamuar gjoksin e saj të plotë.

Po ashtu edhe Dorina Mema është “bërë pré” e kësaj mode dhe me shumë sensualitet, ka ekspozuar pasuritë që i ka dhënë Zoti.

Albana Osmani bie edhe më shumë në sy, teksa pozon, duke lakuar dukshëm vithet, përpara pasqyrës, veshur me një fustan të kuq e dekolte shumë të hapur.

Fraçeska Jaçe? Pak si pa shije ai kryq kristian me brilante, mbi atë dekolte thuajse jashtë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: