BMI Research: Ekonomia shqiptare, me ecuri pozitive

BMI Research: Ekonomia shqiptare, me ecuri pozitive
Ecuria e ekonomisë shqiptare është më pozitive se më parë.

Një fakt i tillë konfirmohet në raportin e fundit që ka publikuar “BMI Research”, pjesë e grupit ndërkombëtar të vlerësimit FITCH. Sipas tij, ekonomia shqiptare vazhdon të përfitojë nga një mjedis i jashtëm më i mirë se sa pritet dhe “janë përmirësuar parashikimet tona të rritjes 2017”. Ndër-kohë që faktorët ndikues të jashtëm do të pakësohen disi në 2018, një vazhdim i politikës monetare të lehtësuar dhe një profil i përmirësuar i rrezikut politik pas zgjedhjeve të qershorit do të mbështesë investimet dhe konsumin privat.

Më tej, “BMI Research” cilëson se perspektiva afatgjatë e rritjes së Shqipërisë do të mbështetet nga investimet si rrjedhojë e gazsjellësit. “Mjedisi inflacionist do t’u japë autoriteteve lirinë për të mbajtur politikën monetare relativisht të lirë, pasi ne presim që rritja e çmimeve të mbetet nën nivelin e objektivit të Bankës së Shqipërisë prej 3.0% gjatë 18 muajve të ardhshëm”, vlerëson ky raport. Më tej, aty përmenden edhe problemet e trafikut të drogës dhe reformës në drejtësi. Duke përmendur më tej rreziqet kryesore, të tilla si borxhi publik i Shqipërisë që ishte në nivelin prej 72.4% të PBB-së në vitin 2016, ndër më të lartët në rajonin në zhvillim të Europës, duke u rritur që nga viti 2008 si rrjedhojë e politikës fiskale zgjeruese dhe rritjes së dobët ekonomike.

“Një ecuri fiskale më e keqe, e cila mund të shkaktohet nga mungesa e angazhimit fiskal, një dobësim i vullnetit politik për të ndjekur konsolidimin ose një rritje më të dobët ekonom-mike, mund të ulë besimin e investitorëve dhe të rrisë kostot e huamarrjes”, paralajmëron BMI.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: