Propozimi më i çuditshëm për martesë, unazën e sjell delfini (VIDEO)

Propozimi më i çuditshëm për martesë, unazën e sjell delfini (VIDEO)
Një britanik i ka propozuar për martesë të dashurës së tij nga Danimarka me një mënyrë shumë të veçantë.

Teksa bie në gjunjë për t’i kërkuar të martoheshin, unazën tradicionale e solli një delfin.

Phil Fenton, 30 vjeç, dhe Katrine Rehder, 23 vjeç, kishin katër vjet në lidhje dashurie.

Ideja u mbajt sekret dhe propozimi u realizua në një pishinë në Portugali, me ndihmën e stafit që trajnoi delfinin Hugo për evenimentin e rrallë.

Çifti do të martohet më 22 qershor të këtij viti në ishullin Santorini, në Greqi. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto dhe video: Daily Mail