Ky është momenti dramatik kur “Audi” përplas 19-vjeçarin dhe e flak në trotuar (VIDEO)

Ky është momenti dramatik kur “Audi” përplas 19-vjeçarin dhe e flak në trotuar (VIDEO)
Një automjet është shfaqur befasisht me një shpejtësi të madhe në qytetin Derby të Britanisë së Madhe.

Audi A3 ka goditur një 19-vjeçar, të cilin e ka flakur disa metra më tutje në trotuar.

Viktima është jashtë rrezikut për jetën, por ka përfunduar në karrocë invalidësh.

Pamjet shokuese janë marrë nga një kamer sigurie në rrugë.

Policia britanike ka publikuar videon, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e mjetit dhe shoferit. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto dhe video: Daily Mail