KONTAKT

Për të kontaktuar me redaksinë e gazetës së përditshme “Albanian Free Press” dhe redaksinë online, kontaktoni:

Email: [email protected]

Tel: +355 4 4325539

Cel: +355 67 20 66797

Rreth Albanian Free Press

Gazeta Albanian Free Press është në vitin e dytë të botimit. Ajo është themeluar në Shkurt 2017 dhe erdhi si një përpjekje për t’i dhënë një hov të ri traditës së leximit të përditshëm të gazetës së shkruar.

Albanian Free Press drejtohet me përvojë gjashtëvjeçare nga Independent Balkan News Agency (IBNA), (www.balkaneu.com) portali informativ i Ballkanit.

Albanian Free Press është pjesë e grupit Independent Balkan News Agency LTD me qendër në Sofje, Bullgari dhe Independent Balkan News SHPK me qendër në Tiranë.
Albanian Free Press është gazetë gjeneraliste, 5 ditë në javë nga e hëna në të premte.
Kjo gazetë synon të jetë në shërbim të qytetarëve ashtu si përvoja e IBNA.
Gazeta i kushton rëndësi të veçantë opinioneve, komenteve dhe analizave duke pasur opinionistët absolutisht më të mirë që shkruajnë ekskluzivisht për Albanian Free Press si:

Sokol Balla, Skënder Minxhozi, Sonila Meço, Plator Nesturi, Roland Qafoku, Frrok Çupi, Apollon Baçe, Edison Ypi, etj.

Gazeta Albanian Free Press e cila del në shqip dhe anglisht, ka një tirazh ditor prej 12 mijë kopjesh i cili shpërndahet plotësisht.

Referuar të dhënave të shtypshkronjave, Albanian Free Press është gazeta e dytë për nga tirazhi i prodhimit dhe e para për nga shpërndarja pasi ndryshe nga gazetat e tjera që shiten në masën 40-60 për qind ditore, Albanian Free Press shpërndahet tërësisht.

Ajo shpërndahet falas në:

Të gjitha pikat e shitjes së gazetave

Në të gjitha pikat e Posta Shqiptare në Shqipëri

Në të gjitha institucionet shtetërore të të gjitha niveleve

Në të gjitha baret dhe restorantet në zonën e ish-Bllokut dhe lokalet kryesore në hapësirat e tjera të kryeqytetit

Në disa pika hot-spot shpërndarjeje në dorë kalimtarëve

Në aeroportin e Rinasit

Në institucionet kryesore jopublike

Në të gjitha ambasadat dhe organizatat e tjera të huaja

Gazeta gjithashtu lexohet pa pagesë në versionin PDF në www.afp.al me rreth 11 mijë shikime ditore.

Faqja zyrtare në internet www.afp.al ka redaksi më vete dhe përditësohet nga mëngjesi herët deri pas mesnate. Ka rreth 225 mijë vizita në ditë.

Gazeta “Albanian Free Press”

Independent Balkan News Agency shpk

(Pjesë e grupit Independent Balkan News LTD)

Adresa në Tiranë:

Bulevardi “Petro Nini Luarasi”, Nr 101, Tiranë